Gjysmëfinalet e Champions League/ Bayern gjen Realin, Liverpooli kundër Romës

Përballje “bigësh” Bayern Munchen-Real Madrid në gjysmëfinalet e Champions League nga shorti i hedhur këtë të premte në Nyon të Zvicrës. Goglat kanë qenë të pamëshirshme duke vënë përballë dy prej rivalëve historikë në Champions League, duelet e të cilëve gjithmonë kanë dhunuar emocione të jashtëzakonshme. Ndërsa çifti tjetër gjysmëfinalist do jenë anglezët e Liverpool kundër Romës.

Por sfidë e të mëdhenjve cilësohet ajo mes Bayern dhe Real të cilët përsërisin ndeshjen e vitit të kaluar në çerekfinalet e Champions, ku madrilenët fituan në të dyja ndeshjet përballë bavarezëve, por sfida e kthimit në “Bernabeu” u shoqërua me mjaft polemika për shkak të vendimeve të arbitrit.

 

Rrugëtimi i këtij sezoni ka qenë i ndryshëm për të dy këto ekipe. Kjo pasi kampionët në fuqi të Realit janë ndeshur me ekipe të forta në 1/8 dhe çerekfinale duke eliminuar francezët e PSG dhe Juventus. Ndërsa Bayern Munchen ka pasur përballë ekipe më të lehta në letër duke eliminuar Besiktasin në 1/8 dhe Seviljen në çerekfinale.

Ndërsa në sfidën tjetër Liverpool-Roma, favorit shihen anglezën e Jurgen Klopp, të cilët e kanë fituar 5 herë trofeun e Champions League. Ndeshjet e para do luhen në 24 prill, ndërsa ato të kthimit një javë më pas duke përcaktuar kështu edhe finalistët e Kievit.