Gjesti human i Ermal Metës, mediat italiane: Ai nuk i harron asnjëherë

Fituesi i festivalit të Sanremos Ermal Meta, pak ditë më parë ka vizituar pacientët e departamentit të onkologjisë spitalore “John XXIII”.

Këngëtari, i cili ka improvizuar disa këngë për fëmijët e këtij spitali, ndërsa ka bërë edhe një postim në Instagram.

“Ishte një përvojë e bukur dhe plot jetë”, shkruante Ermal Meta në profilin e tij sociale, duke u përpjekur të përhapë sa më shumë iniciativën në mbështetje të pacientëve të kancerit.

“Dje kam kaluar një pasdite të bukur në shoqërinë e luftëtarëve të vegjël. Forcë dhe bukuri”, shkruan ai.

Kjo nuk është hera e parë që Ermal Meta (i cili së bashku me Fabrizio Moro fitoi edicionin e fundit të festivalit Sanremos) i kushton kohën e tij njerëzve që kanë më shumë nevojë, dhe përpjekja e tij filantropike është vetëm një nga cilësitë më të vlerësuar nga fansat e tij.

Shkurtin e kaluar këngëtarja i kushtoi, bashkë me kolegun e tij Emma Marrone , një mesazh në kujtim të Beatrice-s, një vajzë me një patologji shumë të rrallë që vdiq para kohe vetëm 7 vjeç, shkruan italiania “Notiziemusica.it”