Fundjava me diell, dyndje makinash në doganën e Morinës

Qindra qytetarë nga Kosova i janë drejtuar këtë të dielë bregdetit shqiptar.

Duke marrë shkas edhe nga mungesa e taksës për kalim në rrugën e Kombit, sot lëvizja ka qenë e lirë dhe numri ka qenë mjaft i lartë.

Numri më i lartë i hyrjeve është shënuar gjatë orëve të para të mëngjesit, kur qindra persona me automjete të vogla dhe autobusë hyjnë në Shqipëri.

Sipas autoriteteve vetëm gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës, kaluan përmes doganës mbi 700 automjete. Dogana e Morinës po punon me kapacitet të plotë, me 5 sportele.

Kujtojmë se pas protestës së mbajtur 1 javë më parë në rrugën e Kombit u pezulluat pagesa prej 5 euro e kalimit.

Nja nga arsyet e pezullimit është riparimi i dëmeve të shkaktuara gjatë protestës, ndërsa vetë Rama u shpreh se derisa të gjendet një zgjidhje për rezidentët e Kukësit tarifa nuk do aplikohet.