Familjarët e protestuesve të arrestuar rrethojnë komisariatin e Kukësit: Dje policia na gjuajti me gur

Vijojnë tensionet në Kukës edhe pas protestë ssë dhunshme dje në “Rugën e Kombit”

Familjarët e protestuesve janë mbledhur para komisariatit të në Kukësit për të kërkuar lirimin e dhjetërave personave të arrestuar nga policia  gjatë mesnatës.

Në një prononcim për News 24 banorët kanë pohuar se janë dhunuar nga policia ditën e djeshme dhe se protesta e tyre  është për arsye ekonomike dhe nuk ka lidhje politike.

Tre prej banorëve të cilët u prononcuan thanë se policia ka terrorizuar të gjithë familjarët gjatë mesnatës ku edhe kanë marrë dhe shoqëruar në komisariat disa prej tyre.
“Dje policia më qëlloi me gur, janë të filmuara pamjet. Kanë qenë policë civilë dhe me uniformë. Unë kërkova ndihmë dhe kam qëndruar i gjakosur për një orë” tha njëri prej protestuesve të djeshëm.