Enca: Babi më thotë se duhej të bëhesha pornostare

Enca gjithmonë surprizon me projektet e reja muzikore, të cilat komentohen sa pozitivisht, dhe negativisht.

Siç duket, e reja nuk e vret shumë mendjen dhe e merr çdo gjë me sportivitet, madje, e dhe kur i thonë se ngjan me ndonjë aktore pornoje, sërish nuk është keq për të.

E pyetur rreth komenteve negative, këngëtarja ka thënë se nuk shqetësohet, pasi sipas saj çdo njeri është i lirë të flasë dhe të gjykojë, dhe nëse disa e shohin në këndvështrimin e tyre si negativ këtë projekt, atëherë është e drejta e tyre.

Ndër të tjera, ajo theksoi edhe se nuk ndjehet aspak keq kur e ofendojnë me komente negative. Madje, kur i thonë mund të ishte një ‘pornostare’, këngëtarja këtë gjë e merr si kompliment, teksa me të qeshura thotë se edhe babai i saj e thërret ashtu.