EMRAT/ Cilët janë deputetët që paralajmëroi sot ambasadori Lu

Gjatë forumit që po zhvillohet sot për personat LGBTI, ku marrin pjesë ministra dhe deputetë të shumicës parlamentare, ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan Donald Lu.

Lu kujtoi rastin, kur tre vjet më parë ai doli në terren bashkë me policinë, për të mbrojtur personat LGBTI që po parakalonin me biçikleta, nga goditja e disa njerëzve me vezë.

Ambasadori amerikan në Tiranë përmendi me emra dhe lavdëroi disa funksionarë publikë që u dolën në krah LGBTI-ve.

“Vetëm pak patën guxim. Igli Totozani, Vasilika Hysi, Olta Xhaçka, ju keni kurajo”

Më pas Lu nuk la pa përmendur me shqetësim edhe emrat e disa politikanëve, që i kanë sulmuar kohët e fundit personat LGBTI.

“Kemi ndjekur Ylli Manjanin, Tritan Shehun dhe Oriola Pampurin. Kini kujdes sepse përfaqësoni edhe elektoratin tuaj”

Paralajmërimi i përfaqësuesit të Donald Trumpit në Shqipëri.

Ylli Manjani, lidhur me nismën e komunitetit LGBTI për të zhvilluar seminare nëpër shkolla të ndryshme të vendit, kishte bërë thirrje që të rinjtë të bojkotonin ambasadën e SHBA-ve në Tiranë, që e ka përkrahur gjithnjë kauzën e komunitetit vulnerabël.

Gjithashtu edhe deputeti demokrat Tritan Shehu e kishte kritikuar nismën, aq sa kishte shkaktuar edhe reagimin e idinjuar të kësaj pakice.