Edhe fëmijët probleme me tensionin, shkak mbipesha

Edhe fëmijët mund të vuajnë nga presioni i lartë i gjakut. Ndonëse të vegjël, problemi shpeshherë i nënvlerësuar, është i pranishëm edhe tek ata. Te fëmijët mbipeshë, incidenca e sëmundjes është më e lartë dhe arrin deri në 24%. “Diagnostikimi i një fëmije me nivel të lartë presioni në gjak dhe ndryshimi i stilit të jetesës mund të parandalojë në shtimin e rasteve të të rinjve me hipertension”, thotë studiuesi Ugo Gordano, pjesë e Shoqërisë Italiane të Pediatrisë.

Gjenetika është një tregues i rëndësishëm. Kur disa anëtarë të familjes vuajnë nga hipertensioni arterial, sidomos babai ose nëna, ka predispozita që edhe fëmijët të kenë tension të lartë, madje që në moshën pediatrike. Mjekët rekomandojnë që fëmija duhet të masë tensionin, duke nisur që nga mosha 3 vjeç.