Detajet si nisi konflikti/ Xhelali e kapi për fyti, Strazimiri i shqyen trikon

Strazimirit dhe kryetarit të Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu nisi gjatë debateve në Kryesinë e PD, ndërsa diskutohej për masat që duhen marrë për mosbindjen civile. Strazimiri kishte marr rolin e protagonistit kryesor dhe po jepte ide se si duhej të zhvillohej mosbindja civile. Mziu ka shprehur disa herë refuzimin e tij me gjeste për idetë e Strazimirit.

Këtu Strazimiri nuk ka duruar do dhe i është drejtuar Mziut.

-Ka shumë njerëz nga Kamza që thonë nuk e lëm dot punën se nuk na lë Xhelali, – tha Strazimiri. Prandaj kujdes, ose me ne, ose me ata, shkruan Tema.

Në këtë moment Xhelali ka humbur qetësinë, i është afruar Strazimirit, e ka kapur për fyti dhe e ka shtyrë.

Strazimiri i është kundërpërgjigjur duke i kapur pulovrën dhe duke ja shqyer.

BaNë këtë moment Mziu ka humb kontrollin dhe i është lëshuar me grushta.

Basha ka tentuar ti ndaj por ka qenë i pafuqishëm. Ai e ka cilësuar ngjarjen si skandaloze dhe ka kërkuar nga të dy grushtuesit të reflektojnë për dëmin që po i bën opozitës.