DETAJET: “Opozita e bashkuar” zbulon skemën e mosbindjes civile: Ja rrugët që do bllokojmë

Opozita nesër ka planifikuar mosbindje civile në të gjithë vendin.

Kjo e fundit pritet të fillojë paradite me bllokimin e rrugëve kryesore.

Deri më tani janë bërë me dije disa prej detajeve të operacionit.

Mësohet se prej orës 10:00 deri në 13:00 do të bllokohet Vora, e cila bllokon hyrjen e automjeteve nga Durrësi, Kavaja, Rrogozhina.

Do të bllokohet Bradasheshi, nga ku bllokohet qarkullimi nga Elbasani, Korça, Librazhdi, Devolli, si dhe pikat kufitare të Kapshticës, Qafë Thanës, Qafë Botes dhe Kakavijës.

Do të jetë i bllokuar rrethrrotullimi i Plugut, që bllokon Lushnjen, Fierin, Tepelenën, Beratin, Gjirokastrën, Vloren dhe Sarandën.

Do të bllokohet Miloti, që bllokon Lezhën, Shkodrën, Kukësin, Tropojën, Burrelin dhe Dibrën.(TemA)