Dëshmitar në dasmen e mikut të tij italian, arrestohet shqiptari së bashku me dhëndrrin

Policia italiane ka prangosur një bandë të akuzuar për vjedhje automjetesh prej 12 personash,mes tyre 7 shqiptarë, 4 italianë dhe 1 hungarez.
Mes tyre 46-vjeçari italian Dante Di Lalla është arrestuar pak orë para dasmës së tij. Së bashku me të u ndalua edhe edhe shqiptari 29-vjeçar Zef Frisku, i cili ishte dëshmitar në dasmën e mikut të tij italian. Sipas policisë italiane, Frisku është një person me precedentë penal, që konsiderohet i rrezikshëm. Zef Frisku akuzohet edhe për aktivitete të tjera kriminale, si pastrim parash, grabitje dhe armëmbajtje pa leje.

Në 2015 karabinierët italianë kanë tentuar ta arrestojnë por është përplasur me forcat e policisë. Arrestimi i bandës kriminale ka ardhur pas shkatërrimit të një bande kriminale  që merrej me vjedhjen e automjeteve,çmontimin e tyre dhe futjen e tyre në tregun e zi si pjesë këmbimi.