Cristiano Ronaldo në superformë,në 10 ndeshje ka shënuar 20 gola

20 gola në 10 ndeshjet e fundit në të gjitha garat – Cristiano Ronaldo është në formë fantastike.

Cristiano Ronaldo ka realizuar sërish, kësaj radhe në derbin e Madridit kundër Atleticos, që përfundoi 1-1, e zhvilluar në “Santiago Bernabeu”.

Ky ishte goli i 20 në 10 ndeshjet e fundit në të gjitha garat për Cristianon, 2 gola për ndeshje dhe kjo e dëshmon më së miri formën fantastike nëpër të cilën po kalon portugezi.

Goli kundër Atleticos ishte i 40-ti këtë sezon për portugezin në 37 ndeshje.