CHAMPIONS LEAGUE/ Fiton Barcelona, zhgënjen Mançester Siti

Asnjë surprizë nga “Camp Nou”, Barcelona mund Romen me rezultatin 4 me 1. Dy golat e parë ishin autogola me anë të De Rosit në pjesë të parë dhe të mbrojtesit grek Kostas Manolas në minutën e 55′, goli i tretë u shenua nga mbrojtesi spanjoll Pikue, goli i katërt u shenua nga Suarez. Goli i vetëm për skuadren italiane u shenua nga Edin Dzeko në minutën 80′.

Rezultat surprizë në ndeshjën tjetër të çerekfinales, Liverpool mund Man Sitin me rezultatin 3 me 0. Golat u shenua të gjithe në pjesën e parë nga Salah në minutën e 12′, Oxlade-Chamberlein në minutën e 21′ dhe goli i tretë erdhi në minutën e 31′ me anë të sulmuesit Mane.

Javën e ardhshmë do të mesojmë cilat skuadra do të kalojnë në gjysmëfinale.