Bushati: 17 prilli do të jetë një ditë e madhe për shqiptarët

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati nga Shkodra ka deklaruar se 17 prilli do të jetë një ditë e madhe për të gjithë shqiptarët, pasi Komisioni Europian do të rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë.

“17 prilli do të jetë një ditë e madhe për të gjithë popullin, përtej qeverisë dhe opozitës”

Më parë edhe kryeministri Edi Rama është shprehur optimist për një rekomandim pozitiv, por fjalën e fundit e ka Këshilli i BE në qershor për hapjen e negociatave.

Shqipëria pret hapjen e negociatave, pasi në të gjitha takimet që drejtuesit e shtetit shqiptar kanë zhvilluar në Bruksel, por edhe në Tiranë me zyrtarët e BE kanë deklaruar se i kanë plotësuar të gjitha kushtet.