Basha: Ju bëj thirrje qytetarëve që të vazhdojmë me revolt deri në fitore

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka pritur sot në një takim disa nga qytetarët e liruar nga Gjykata e Tiranës, pas akteve të dhunës në ‘Rrugën e Kombit’. Basha bëri thirrje për lirimin e 11 protestuesve të tjerë të arrestuar, të cilët janë lënë në burg.

Kreu i PD-së e quajti Ramën një frikacak që është futur në bunker dhe e ka të pamundur të kuptojë problemet e shqiptarëve.

Basha e bëri këtë deklaratë para mediave sëbashku me disa kuksianë, me të cilët zhvilloi një takim disa minuta më parë.

PJESË NGA DEKLARATA: 

Kam pritur në takim prindërit nga Kukësi të cilët u liruan me kusht. U ngritën për mbijetesën e tyre dhe të prindërve të tyre. Këta Edui Rama i do në burg. Rama dhe Arta Marku kanë ngritur një sistem për të terrorizuar qytetarët e Kukësit. Edi Rama është një frikacak, i futur në bunker. Nga bunkeri i tij nuk arrin dot të kuptojë dhimbjen, brengën që nxiti revoltën e njerëzve të thjeshtë.

U bëj thirrje sot të gjithë shqiptarëve që të vazhdojmë të gjithë së bashku kryengritjen shqiptare, aktin që ndërmorën qytetarët e kukësit për të refuzuar grabitjen dhe padrejtësinë nga kjo qeveri, të vazhdojmë të gjithë deri në fund, deri në fitore, për t’i dhënë fund njëherë e mirë një shteti grabitqarë dhe të padrejtë, një shteti të privatizuar nga Edi Rama. I trajton qytetarët si terroristë, ndërsa kriminelët, trafikantët, ministrat e korruptuar, ata që kanë vnënë milionë dollarë pasuri nga taksa e qarkullimit, të japin përgjegjësi një orë e më parë para ligjjit.  Kjo që ka nisur në Kukës nuk do ndalet. Ne s’do ndalemi derisa të lirohen njëherë e mirë të 11 qytetarët e arrestuar për taksën në Rrugën e Kombit dhe të shkojnë para ligjit projektuesit e kësaj dhune. Nuk do ndalemi deri në anulimin e taksës në Rrugën e Kukësit. Jemi dhe do të jemi deri në fund, deri në fitore, përkrah njerëzve të thjeshtë.