Basha fton nesër në protestë masive qytetarët: Ta rrëzojmë regjimin kriminal

Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediat pas lënies në burg të 11 nga protestuesit për taksën në Rrugën e Kombit, duke thënë se ky është një regjim që burgos popullin dhe lë kriminelët të lirë.

Basha ftoi qytetarët që nesër të bashkohen në një protestë masive kundër vendimit të kësaj qeverie që sipas tij është kthyer në një regjim.

“Shumë nga të ndaluarit u grabitën në mes të natës nga policia. Çfarë lidhje ka ku regjim që liron Orest Sotën dhe mban në burg, babanë e tre fëmijëve të arrestuar në mes të natës sikur të ishte një terrorist. Ky është një shtet që shkel liritë dhe të drejtat e qytetarëve. Ky është një regjim që burgos popullin dhe lë kriminelët të lirë”, tha Basha.