Arrestohet Gjergj Cukali, “i forti” i Myslym Shyrit

Bie në prangat e policisë Gjergj Cukali, i njohur si i forti i “Myslym Shyrit”. Arrestimi i tij ka ardhur pas thyerjes së masës së arrestit shtëpiak dhënë nga Gjykata e Tiranës në vitin 2016 për trafik kokaine.

Cukali fitonte deri në 50 mijë euro në muaj nga shitja e kokainës. Dy vite më parë ai u arrestua bashkë me 16 persona të tjerë, anëtarë të bandës së drogës. Më herët, Cukali është arrestuar edhe për armëmbajtje pa leje dhe pengmarrje.