A ka pak dinjitet në reagime?

Gazetarja e njohur e ekraneve televizive, Sonila Meço, duke sjellë disa shembuj nga Europa ka komentuar në rrjetin social Facebook deklaratën e Kryeministrit, i cili i quajti vandal ato që një ditë me parë shkaterruan dhe djegen sportelet tek rruga e kombit.

Në përpjekjen për të stigmatizuar reagimin e njerëzve, ndaj asaj që konsiderojnë padrejtësi, kuptoj dënimin e dhunës dhe si nënë që rris një vajzë në këtë vend ligështohem për çdo pasiguri. Por kur argumenti kundra është se pamjet e djeshme na çojnë një hap pas ëndrrës europiane, këtu ndalem ca dhe ftoj sidomos njerëz të medias që e bëjnë këtë. Sepse pikërisht ata kanë transmetuar pamje të ngjashme nga çdo vend i Bashkimit Europian, ku zemërata ndaj asaj që konsiderohet padrejtësi ka ofruar pamje të ngjashme.

Ja shembujt, të përzgjedhur nga protesta krejtësisht qytetare, për arsye të ngjashme: shtrëngim laku në fyt prej masave sipas tyre të padrejta nga pushteti:


Foto 1: Paris, Francë. Taksistët protestojnë dhunshëm ndaj masave favorizuese për privatët e Über Taxi


Foto 2: Frankfurt, Gjermani. Qytetarët prostesojnë ndaj masave shtrënguese ditën e hapjes së zyrave të reja të Bankës Qendrore Europiane