7 deputetë të LSI drejt PS, banda e Metës dhe Monikës në prag shperberjeje

Pas këshilltarëve bashkiakë tani e kanë radhën deputetët për të braktisur LSI, banda nuk jeton dot pa vjedhur, afrimi i drejtësisë ka tmerruar grabitësit me kollare

Lëvizja Socialiste për Integrim perceptohet dhe konsiderohet si banda më e rrezikshme dhe e organizuar në historinë e kombit shqiptar.

Banda grabitëse drejtohet si një armë familjare nga Ilir Metë dhe Monika Kryemadhi, të cilët, sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare, dosjeve brenda dhe jashtë vendit, janë dy politikanët më të korruptuar dhe të pasur në Ballkan.

Sipas mundësisë për të vjedhur, Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi bashkohen herë me PS, herë me PD, pastaj sërish me PS e kështu me radhë, gjoja për stabilitetin e vendit dhe integrimin në BE.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk kanë asnjë biznes të deklaruar.

Të ardhurat e tyre të vetme janë vetëm dy paga. Por, sipas dokumenteve zyrtare, vetëm gjatë vitit 2016, Monika Kryemadhi, ka shitur 500 mijë euro apartamente. Vetëm vila në Gjirin e Lalzit ka një vlerë mbi 1 milionë euro. Imagjinojeni vetë sa kushton vila në Bllok. Imagjinojeni vetë pjesën tjetër të pasurisë, pa folur për pasurinë që nuk e kanë deklaruar fare.

E gjithë kjo pasuri është bërë me djersën e shqiptarëve. Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi kanë përdorur një tufë drejtorësh të LSI, për të vjedhur para nga buxheti i shtetit, me anë të tenderave, emërimeve, favoreve, shitjes së pasurive publike etj.

Për të mbajtur vendin e punës, drejtori duhet të derdhte pjesën më të madhe të parave të vjedhura çdo muaj në xhepat e Monikës. Jo rastësisht 90 % e drejtorëve të arrestuar për korrupsion janë të LSI.

Bandës së Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit po i vjen fundi.

Shembja e LSI ka nisur që nga fundi i vitit të kaluar, fillimisht në pushtetin vendor.

Grupe këshilltarësh, në të gjitha bashkitë e vendit, kanë braktisur dhe po braktisin LSI, duke iu bashkuar PS. Por goditjen fatale, banda e Metës dhe Monikës, pritet ta marrë në Parlament.

7 deputetë janë gati të braktisin partinë e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, duke iu bashkuar Partisë Socialiste.

Deputetët janë në negociata praj disa javësh.

Njëri prej tyre është një biznesmen i fuqishëm.

Disa të tjerë, i kanë dhënë Monikës dhe Metës sinjale të qarta këto ditë.

Ata nuk kanë pranuar të firmosin kërkesën e Monikës për përjashtimin e Ramës nga Parlamenti. Ata nuk i janë bashkuar mosbindjes civile të Monikës. Nuk marrin pjesë më në mbledhjet e Monikës. Ata kanë nisur të distancohen në heshtje nga Monika Kryemadhi, duke përgatitur terrenin për të shpallur largimin përfundimtar nga LSI.

Zbatimi i reformës në drejtësi, nën kujdesin dhe kamxhikun e amerikanëve, ka krijuar panik në radhët e grabitësve me kollare të LSI.

Drejtorët dhe deputetët e ndiejnë se janë përdorur nga Monika dhe Ilir Meta për interesat e tyre dhe për të shtuar pasurinë familjare. Ata jo vetëm janë përdorur, por tani rrezikohen nga drejtësia.

Arrestimi i Dashamir Xhikës dhe i shumë drejtorëve të tjerë tregoi se Monika dhe Meta nuk kanë më forcë për t’i shpëtuar nga drejtësia. Tani edhe vetë Meta dhe Monika janë të rrezikuar nga drejtësia.

Fati i tyre do të jenë në dorë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, e cila do të kontrollohet nga amerikanët./Pamfleti.com