RAMA PËRPLASET ME METËN, Presidenti në krah të protestuesve të Rrugës së Kombit (DEKLARATA)

Reagon Presidenti Ilir Meta për gjendjen e krijuar në Rrugën e Kombit ku qindra protestues janë përplasur dhunshëm me policinë dhe kanë shkatërruar gjithçka duke djegur edhe sportelet e taksimit.

Meta ndryshe nga Rama i cili dënonte dhunën e protestuesve, ka shprehur keqardhje për lëndimin e këtyre të fundit por s’thotë asnjë fjalë për policët e plagosur.

“Presidenti i Republikës shpreh shqetësimin e krijuar në Rrugën e Kombit dhe keqardhje për personat e lënduar gjatë protestës së sotme. Ai bën thirrje për evitimin e dhunës për vetëpërmbajtje, dhe dialog e mirëkuptim me qëllim normalizimin e situatës dhe kthimin e lëvizjes normale të automejetve e qytetarëve në pritje”, thuhet në reagimin e Presidentit.
Gjendja është vërtet e rëndë në Rrugën e Kombit ku janë plagosur edhe efektivë të policisë. Pas pak pritet të dalë në deklaratë edhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.