Rama: Në orën 19:00 deklaratë shqiptarëve për këtë akt të shëmtuar

Pas protestës së sotme në “Rrugën e kombit” kundër taksës së rrugës, protestuesit thyen dhe dogjën trarët e ndërtuar.
Kryeministri i vendit Edi Rama e ka dënuar rëndë si akt.
Rama shkruan në Facebook se do të ketë një komunikim të drejtëpërdrejtë me shqiptarët për dëmtimin që u krye ndaj pronës së përbashkët.

Sot në 19.00 komunikim i drejtëpërdrejtë me shqiptarët për krimin e rëndë që u krye ndaj pronës së përbashkët dhe investimit të kryer sipas ligjit, në funksion të sigurisë afatgjatë të lëvizjes dhe mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit.