Plagosje me armë zjarri në Tiranë

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme tek sheshi ‘Shqiponja’, në Tiranë. Nga ky atentat ka pasur një të plagosur, me iniciale B.B, 34 vjeç.

Forca të shumta policie kanë shkruar në vendngjarje, teksa po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, por deri më tani nuk dihen ende arsyet.

Burime të sigurta bëjnë me dije se personi i plagosur është një shtetas nga Kukësi, ndërsa pas plagosjes është drejtuar vetë për ndihmën e parë në spital.

Rreth ores 21.25, shtetasi B.B, 34 vjeç, banues në Tiranë, ka shkuar vetë në spital me mjetin e tij, i plagosur me armë zjarri në këmbë tek sheshi “Shqiponja”, në rrethana ende të pa qarta, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.