“Ngjela: ‘Peshqit e mëdhenj’ po hetohen nga FBI, së shpejti SHBA ushtarakisht në Shqipëri”

Ishte dhe është e qartë: pa Shqipërinë e bashkuar, kjo zonë gjeografike ku jetojnë shqiptarët, dhe vetë Ballkani Perëndimor, kurrë nuk do të jetë pozicioni gjeografik i avancuar i Perëndimit dhe Amerikës.
l.
Bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor sot është në pozicionin më të favorshëm historik për të rimarrë gjithçka të humbur nga një padrejtësi 150 vjeçare kundër saj. Tani politika e lartë perëndimore e ka kuptuar se miopia e saj kundrejt shqiptarëve, sot i ka paralizuar Amerikës politikën globale.