FOTOT/ Tensionohet situata, protestë e ashpër kundër taksës për “Rrugën e Kombit”: Protestuesit kërkojnë të prishin aparaturat, përplasen fizikisht me policinë

Ashtu siç ishte paralajmëruar, këtë të shtunë është mbajtur një protest kundër taksës për të kaluar në “Rrugën e Kombit”.

Por, protesta është tensionuar dhe ka pasur përplasje me policinë.

Protestuesit kanë goditur me gurë punonjësit e policisë, të cilët vendosën një kordon para për të penguar dëmtimin e vendit ku bëhet pagesa.