E FUNDIT: Arrihet marrëveshja, përfundon protesta në “Rrugën e Kombit”

Nga raportimet në vend ngjarje bëhet me dije se protesta në “ Rrugën e Kombit” ka përfunduar.
Mësohet se është arritur një marrëveshje mes protestuesve dhe përfaqësuesve të qeverisë.

Protesta nisi rreth orës 10:00 e më pas u përshkallëzua në përplasje mes protestuese dhe policisë.

Protestuesit goditën me gurë  mbi efektivët e policisë dhe i vunë flakën sporteleve ku do të kryhej pagesa e taksës për të kaluar në “Rrugën e Kombit”.