Basha-Ramës: Pezullo menjëherë zbatimin e tarifës në Rrugën e Kombit.

Pak pas konferencës për shtyp të kryeministrit Edi Rama, që dënoi dhunën e sotme në Kukës dhe premtoi se të hënën do të ulet me kryebashkiakun e këtij qyteti, për të folur lidhgur me lehtësimet që do të kenë banorët e zonës për të kaluar në Rrugën Kombit, kreu i opozitës Lulzim Basha reagoi së bashku me aleatët opozitarë, duke i drejtuar disa thirrje kreut të qeverisë dhe qytetarëve.

“Jemi këtu sot në emër të gjitha partive të opozitës, për të dënuar kanosjet histerike dhe policore të Edi Ramës. Ne urojmë që ato janë trillim i gjendjes së tij të rënë psiqike.

Ne i shprehim mbështetjen më të fortë qytetarëve të Kukësit, Kosvës dhe gjithë Shqipërisë, që preken nga tarifa në Rrugën e Kombit. Këkrojmë vënien para përgjegjësisë ndaj çdokujt që ka ushtruar dhunë ndaj tyre. U bëjmë thirrje shqiptarëve të heqin dorë nga dhuna por ta krkojnë të drejtën e tyre me çdo mjet demokratik.

Rama ta kuptojë se zgjidhje vjen me dialog dhe jo me raprezlajen e armëve. Për këtë qëllim i bëjmë thirrje Edi Ramës të largohjë menjëherë forcat policore që kanë rrethuar Kukësin.

Dërgimi i forcave speciale është një veprim frikacak i Edi Ramës.

Forcat speciale nuk po kapin qindra kriminelë që po kërkohen nga drejtësia shqiptare dhe ndërkombëtare. Me gjendjen e sundidit i të plotë të krimiyt , policia të luftojë kriminelët dhe jo popullin.
I bëjmë thirrje çdo punonjësi të policsisë të refuzojhë urdhërat për dhunë ndaj qytëtrarëtev të Kukësit, ndryshe do të ndëshkohen. I bëj thirrje Edi Ramës të pezullojë menjëherë zbatimin e tarifës në Rrugën e Kombit. Pazaret korruptive të Edi Ramës do të hetohen dhe do të dënohen. Edi Rama të bëjë tramnsparencë dhe të kjapë llogari, se ku shkojnë çdo vit 200 mln euro që shqiptarët paguajnë çdo vit për Rrugën e Kombit.

Do të mjaftonte 1/10 e kësaj takse për të mirëmbajtur rrugën e kombit. Edi rama të japë llogari, pse shpërdotrohet dhe nuk poërdoret ky fond. I bëjmë thirrje shqiptarëve të mos bien pre e një kryeministri manipulator dhe të paskrupullt, që i ka gënjyar çdo ditë këto pesë vjet” – deklaroi Lulzim Basha.