Aksident tragjik në Itali, humb jetën emigranti Shqiptar

Një aksident me motorr ka rezultuar fatal për një shqiptar që jetonte prej vitesh në Firence të Italisë. Sipas mediave italiane, mbrëmjen e të premtes, pak pas orës 21:30, 48 vjeçari po drejtonte një motor Ducati dhe u përplas me një makinë Opel Agila të drejtuar nga një 55-vjeçar italian.

Të padobishme kanë rezultuar të gjitha përpjekjet për ta mbajtur në jetë 48-vjeçarin nga mjekët e urgjencës ku ai vdiq pak pasi kishte mbërritur aty me dëmtime serioze.

Sipas hetimeve paraprake të policisë, makina tip “Opel” ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt në momentin që u përplas me motorin. Policia ndaloi drejtuesin e mjetit, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të rindertuar skemën e aksidentit.